INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi letër Lu e Vllahutin. Koha i dha të drejtë PD për reformën në drejtësi

Kryemadhi letër Lu e Vllahutin. Koha i dha të drejtë PD për reformën në drejtësi

Publikuar më: 13:38 18-01-2018

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur shqetësimin mbi ecurinë e reformës në Drejtësi. Nëpërmjet një letre drejtuar ambasadorëve Donald Lu e Romana Vllohuti, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shfaqur problemin mbi zbatimin e kësaj reforme. Një shqetësim i Kryemadhit është dhe situata politike në vend, ndërsa akuzon qeverinë se po minon dialogun politik në vend.
Njoftimi i LSI:
Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi letër zyrtare Ambasadorit të SHBA Donald Lu, Ambasadores së BE Romana Vlahutin dhe përfaqësive diplomatike të vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri. Letra e Kryemadhit për problematikat e zbatimit të Reformës ne Drejtësi. Kryemadhi: Problemi me kritik vazhdon të mbetet implementimin i Reformës në Drejtësi. Kryemadhi: Sjella arrogante e mazhorancës ka minuar rëndë dialogun politik. Kryemadhi: Moment i patolerueshëm përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM për kandidatë të caktuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit (ish-sekretar i përgjithshëm i ministrit Tahiri). Kryemadhi: Veprimet e maxhorancës janë të një linje politike që ka prioritet kapjen e drejtësisë. Kapja e drejtësisë do ketë pasoja të rënda politiko-shoqërore për vendin. Kryemadhi: LSI votoi pa asnjë mëdyshje reformën dhe 7 ligjet sepse ishin garantë BE dhe SHBA. Koha i dha të drejtë mosvotimit të PD-së. Kryemadhi: Roli i ndërkombëtarëve shumë i rëndësishëm për krijimin e një klime të re politike.

Article Logic
Execution time: 0.0042297840118408