INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: LSI forcë e parë, nuk i nënshtrohemi asnjë zari

Kryemadhi: LSI forcë e parë, nuk i nënshtrohemi asnjë zari

Publikuar më: 19:46 15-06-2017

Lëvizja socialiste për integrim ka zhvilluar sot një miting elektoral në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Në fjalën e saj para mbështetësve të shumtë në shesh, nënkryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se LSI  është një parti politike që nuk nënshtrohet dhe vetëm me LSI forcë e parë Shqipëria do të bëhet vend evropian.

Ajo tha se Shqipëria është vendi i ilirëve dhe heronjve jo cirku i klounëve. Ajo tha se vetëm LSI do e kthejë Shqipërinë në rrugën evropiane. Kryemadhi theksoi se LSI nuk do i nënshtrohet asnjë zari.

“LSI forcë e parë. Zemra sa nuk po më del nga kraharori, nga ky entuziazëm, nga kjo atmosferë e jashtëzakonshme. LSI-ja është ajo parti politike që u krijuar 18 vjet më parë, që nuk do të nënshtrohet kurrë përpara asnjë zari të vogël dhe të madh. Ky vend çdo milimetër të tokës së tij e ka të lagur me gjak. Shqipëria është vendi i ilirëve, Teutës, Agronit, Skënderbeut, Ismail Qemalit, i dëshmorëve të luftës NACL, i prindërve e gjyshërve tanë, i heronjve të demokracisë. Shqipëria nuk nuk është cirku i klounëve. Shqipëria është një vend që duhet ta kthejmë në rrugën evropiane. Që Shqipëria të bëhet një vend evropian duhet që LSI të jetë forcë e parë”, tha Kryemadhi.

Mes të tjerash Kryemadhi tha se njishat votojnë njishin, renditje në të cilën është dhe LSI në listën e KQZ-së.

“Shqipëria është vendi që ne duam. Sot Shqipëria ka një shans, dhe shansi është që të votoi nr.1. Duke votuar nr.1, ne i kemi një shans për të ecur para. Ne kemi nevojë për këtë rini entuziaste. Unë dua të them dy fjalë që mos të zgjatem; kam vetëm një kërkesë për të gjithë ju që jeni këtu.. Që secili nga ju, nga dita e sotme mos të ndalojë në asnjë moment….Ne duhet të votojmë çdo ditë për të votuar për LSI, për Arjanin, (djali i vogël që u ngjit në podium), dhe qindra fëmijë. Dua të më dëgjoni vetëm një minutë. Sot, na jepet shansi të gjithë ne deputetëve për të ardhur dhe për të dhënë mesazhin tonë për popullin. Mua më është bërë një privilegj i madh për të prezantuar këtu tre persona. Tre persona të cilët janë të veçantë. Për njërën nga ato që u kthye nga studimet jashtë shtetit, 8 vite më parë, dhe një vajzë tjetër maturante, dhe një tjetër vajzë. Gratë janë luftëtare të papare. Njishat votojnë njishën”, e mbylli fjalën e saj Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0021669864654541