INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Mandatet në Shkodër janë marrë me gjak

Kryemadhi: Mandatet në Shkodër janë marrë me gjak

Publikuar më: 12:42 19-03-2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga qyteti i Shkodrës foli për motivin e largimit të shqiptarëve nga vendi, duke thënë se fajin e ka qeveria.

“Ndihemi të mërzitur për mënyrën se si qeveria drejton në mënyrë të pabarabartë sistemin. Nuk mund të vazhdojë kjo qeveri, që zgjat agoninë e shqiptarëve. Po mbajmë vendin e parë në Europë për azilkërkuesit. Fëmijët e shqiptarëve duan të ikin nga

Shqipëria dhe nuk duan të kthehen më. Kjo është fatkeqësia më e madhe. Kjo do të jetë një mallkim për klasën politike. Ka ardhur koha që t’i japim fund stabilitetit të krimit të organizuar”, tha ajo.

“Djegia e mandateve të tona, ishte një vendim ekstrem. Iu dhamë idenë njerëzve se ne nuk mendojmë për veten tonë. Di të them se mungesa e shtetit, e detyroi opozitën shqiptare për të djegur mandatet. E dimë shumë mirë se marrja e mandatit në Shkodër është mandat gjaku. Jo vetëm në Shkodër, por kudo”, tha shefja e LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.0038108825683594