INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi mbron gazetarët, Rama nën efekt narkotikësh!

Kryemadhi mbron gazetarët, Rama nën efekt narkotikësh!

Publikuar më: 15:48 25-10-2017

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas “sulmit” të Edi Ramës ndaj gazetarëve.
Ajo thotë se i frikësuari i madh Edi Rama, pasi akuzoi dhe sulmoi për tre ditë me radhë akuzat e prokurorisë dhe prokurorët, sot në mënyrë të paprecedentë sulmoi gazetarët duke sharë dhe fyer në mënyrë të turpshme.
“Një kryeministër arrogant që fuqinë e gjen tek mandatet e blera me paratë e krimit sot shpalli si armiq dhe ata që për detyrë kanë t'i drejtojnë pyetje. Nuk e kuptoj ku e gjen këtë guxim një kryeministër në largim, që ndoshta nën efektin e lëndëve narkotike shfryu dufin dhe frikën para punonjësve të medias. Ai që u përpoq për ditë me radhë të intimidonte punën e prokurorisë sot bëri të njëjtën gjë me gazetarët dhe median që nuk i shërbejnë atij. I bëj thirrje medias, organizatave në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Trupit Diplomatik në Tiranë të reagojnë për këtë sjellje rrugaçërore të një kryeministri që nuk ndalet për të patur pushtet mbi drejtësinë dhe median. Të vetmet pushtete që siç duket i ka ende jashtë kontrollit. Sot është një ditë e zezë për demokracinë në Shqipëri dhe si e tillë na takon të gjithëve përgjegjësia për të shkulur nga rrënjët këtë klikë kriminale që nuk kursen askënd,” tha Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0036578178405762