Kryetarja Monika Kryemadhi gjatë një takimi me maturantët ku u fol për problematikat e tyre theksoi se LSI është në krah të studentëve dhe prindërve të tyre që shohin arsimin si zgjidhja për të ndryshuar Shqipërinë.
Ajo e drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama si fajtor për shkatërrimin e të ardhmes së rinisë shqiptare.
“Dëgjoja paradën e Ramës që çdo ditë e më shumë ka frikë nga plakja e tij. Frika e tij po shkon dretj shkatërrimit të së ardhmes së rinisë shqiptare dhe plakja e një rinie vjen duke shkatërruar arsimin, një brez që gjen zgjidhjen për tu larguar sa më shpejt nga vendi. Këta dinozaurët e sotshëm që janë përsëri të së shkuarës nuk mund ta ndalojnë rininë shqiptare të përmbysë këtë regjim diktatorial, që po uzurpon çdo ditë e më shumë çdo institucion mësimdhënie”, tha Kryemadhi.