INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi ndryshe nga Meta: Do e dekretoja Ramën si ministër të Jashtëm, ja pse!

Kryemadhi ndryshe nga Meta: Do e dekretoja Ramën si ministër të Jashtëm, ja pse!

Publikuar më: 21:42 17-01-2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar ngjarjet e rëndësishme politike mbrëmjen e sotme. Teksa është e ftuar në emisionin Open, Kryemadhi u pyet lidhur me emërimin e kryeministrit Edi Rama si ministër të Jashtëm dhe ajo u shpreh se në kushtetutë nuk thuhet se një kryeministër nuk mund të mbajë një post ministror.

Ajo deklaroi se nëse ajo do të ishte në vend të Presidenti Meta, do ta dekretonte Ramën në këtë post. Kryemadhi sqaron se do ta bënte një gjë të tillë, pasi siç shprehet ajo do të shikonte një reaksion brenda PS, pasi përveçse Braçes dhe Majkos, partia që sot qeveris vendin do të mbetet e papërfaqësuar.

Siç thotë Kryemadhi, ajo ndryshon me Metën, pasi nëse ajo është më e drejtpërdrejtë, Presidenti zbaton me përpikmëri ligjin.

Kryemadhi gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se Meta po bën opozitarin me Ramën.

“Po të kishte bërë Meta opozitarin, Ramën do e kishim rrezuar me kohë”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha se nëse nuk do të ishte aksioni politik i opozitës, sot nuk do të kishim një qeveri, e cila ka ndryshuar pothuajse tërësisht dhe që tashmë është pothuajse e rënë në një periudhë shumë të shkurtër. Kryemadhi theksoi se aksioni politik i opozitës i ka dhënë shansin Presidentit të ushtrojë funksionin e tij dhe sot të ketë debat dhe diskutime për dekretimet.

Article Logic
Execution time: 0.0022809505462646