INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi në Gjirokastër: Vendi drejt narko-diktaturës, antimafia vërtetoi akuzat tona

Kryemadhi në Gjirokastër: Vendi drejt narko-diktaturës, antimafia vërtetoi akuzat tona

Publikuar më: 18:40 03-11-2017

Gjatë një takimi me strukturat e LSI në Gjirokastër, kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi u shpreh se raporti i antimafias italiane për hashashin konfirmoi deklaratat e opozitës për gjendjen e trafikut të drogës në vend. Në fjalën e saj ajo u shpreh se sot qeveria nuk punon dhe se kemi një qeveri që përfaqëson 4 familjet mafioze.

“Dhe Shqipëria nën drejtimin e kësaj qeverie dhe të këtij Kryeministri të lajthitur dhe të kapur peng po shkon drejt një narko-diktature, drejt një sistemi që bazë të vetin ka krimin, ka mafien dhe mbi të gjitha ka varfërinë, që të shtrihet sa më shumë në vendin tonë. Edi Rama zgjodhi të ishte zëri i krimit, ne zgjodhëm të ishim zëri i qytetarëve.
Pse them e tmerrshme! Sepse sot kemi një qeveri që nuk punon, kemi një qeveri që përfaqëson 4 familjet mafioze, siç e ka thënë edhe ambasadori amerikan Lu, përfaqëson klanet kriminale, siç e ka thënë ambasadori Lu por edhe shumë të tjerë. Të gjitha këto fjalë të LSI-së u vërtetuan me raportin që solli antimafia italiane" u shpreh Kryemadhi.

Në takimin me strukturat vendore të partisë në Gjirokastër, Kryemadhi u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist që vijon të mbetet në tranzicion.

“Shqiptarët ja kanë dhënë disa herë mundësinë edi ramës. Ja dhanë disa herë si kryetar bashkie, ja dhanë në 2013 bashkë me LSI-në për të qenë kryeministër dhe në 2017 me paratë e drogës. Por politika nuk ua dha asnjëherë mundësinë shqiptarëve, ndaj është koha që t’u japim mundësinë shqiptarëve për t’u shkëputur nga ky tranzicion. Rruga në të cilën na ka futur qeveria e rilindjes është duke na çuar drejt një humnere pa shpresa”, deklaroi ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0020101070404053