INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi nga Durrësi: ''Opozita i ka planet e qarta, presim përgjigje për...''

Kryemadhi nga Durrësi: ''Opozita i ka planet e qarta, presim përgjigje për...''

Publikuar më: 11:39 13-09-2018

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nga Durrësi ku u zhvillua mbledhja e përbashkët e opozitës u shpreh se opozita do të ketë një agjendë surprizuese. Kryemadhi theksoi se janë duke pritur përgjigjen e kryeministrit Rama lidhur me propozimin e opozitës për vettingun e politikanëve.

“Ajo ça ne mendojmë është angazhimi i të gjitha strukturave politike pa ndasi politike, se kjo është minimale. Aksioni opozitar është më se i qartë, po fillojmë të presim përgjigjen ‘po ose jo’, që Rama është për vettingun në politikë. Axhenda e opozitës do jetë shumë aktive do jetë e pabesueshme jo vetëm për qeverinë por edhe për ju gazetarët”, tha Kryemadhi.

Më tej ajo iu përgjigj edhe akzuzave të deputetit Taulant Balla, kur ky i fundit u shpreh se opozita ka frikë nga vettingu i politikanëve.

“S’ka pse t'i trembet opozita vettingut. Toyota Yars nuk ishte e opozitës. Opozita është shumë e qartë do të jetë një axhendë shumë surprizuese”, tha Kryemadhi.

Kjo ishte deklarata e parë e kryetares së LSI gjatë mbledhjeve të opozitës jashtë Kuvendit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109