INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi nga Lezha thirrje qytetarëve: Të rrënojmë shtetin që po kalb Shqipërinë

Kryemadhi nga Lezha thirrje qytetarëve: Të rrënojmë shtetin që po kalb Shqipërinë

Publikuar më: 13:40 10-03-2019

Pak ditë para protestës së opozitës kundër qeverisë, LSI vijon takimet në Shqipëri për të bindur qytetarët që ti bashkohen demonstratës së 16 Marsit para Kryeministrisë.

Në takimin me strukturat në Lezha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se qeveria është marrë peng nga një grup kriminal. Kryemadhi paralajmëroi se protestat e opozitës do të jenë të vazhdueshme deri në largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

“Nga dosjet 339 dhe 184 e ka kapur ankthi Ramën. Çfarë janë këto dosje? Ajo që zbulohet aty është më e rëndë se shit-blejra e votës, është bërë përdorimi i bandave kriminale për ta blerë votën përmes kërcënimeve. Dosjet tregojnë hapur se si bandat kanë përfshirë segmentet më të lara të PS dhe qeverisë së Ramës në shit0blerjen e votës. Vendimi për të djegur mandatet ishte i vështirë, por çfarë do bëheshim ne, fasadë e shëmtuar e qeverisjes së Ramës? është tradhti , kombëtare t’i shërbesh Ramës, ne thjesht bënim sikur po bënim opozitë. Prandaj djegia e mandateve erdhi për të ndërgjegjësuar çdo qytetar, çdo socialist, çdo punonjës të administratës që shteti sot është i kapur, i kapur Parlamenti, drejtësia dhe siguria. Kemi vetëm një rrugë, përballje me këtë grup kriminal që ka kapur shtetin. Ne nuk tërhiqemi asnjë hap pas. Ne do vazhdojmë të luftojmë nuk kemi asgjë personale me Ramën por me dështimet e tij:,- tha Kryemadhi.

Kryemadhi gjithashtu iu kërkoi të pranishmëve në takim të mos tërhiqen e kthehen pas nga rruga e nisur edhe nëse përballen me kërcënime apo ju troket në derë policia.

“Ne kemi nisur një rrugë që mund të jetë e gjatë dhe e vështirë. Kemi marrë parasysh çdo gjë, sot diskutojmë për mandatin tuaj që është hapja e negociatave me BE. Të bëjmë pakt për të rrënuar shtetin që po kalb Shqipërinë”,- vijoi ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0042169094085693