INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi pas takimit me eurodeputetët: Asnjë hap pas, shqiptarët janë mandatet tona më të pastra

Kryemadhi pas takimit me eurodeputetët: Asnjë hap pas, shqiptarët janë mandatet tona më të pastra

Publikuar më: 18:27 27-02-2019

Pas takimit me delegacionin e Parlamentit Europian i cili zbarkoi sot në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se opozita nuk ka asnjë kthim pas, ndërsa pohoi se për shqiptarët do të vijnë gjëra të bukura.

Në një komunikim të shkurtër për mediat, e para e LSI-së tha se protestat treguan se opozita është në rrugën e duhur.

“Unë di të them se nuk ka asnjë hap pas. Opozita nuk do të këtë asnjë hap pas. Shqiptarët janë mandatet tona më të pastra.

Protesta e 16 shkurtit, protesta e 21 shkurtit dhe protesta e djeshme, tregoi dhe njëherë që opozita është në rrugën e duhur.
Jam e bindur që të gjithë ju gazetarët e terrenit, jeni në rrugën e duhur që e paraqisni opozitën në çdo moment prezent në aktivitetet e saj. Gjëra të bukura do të vijnë për shqiptarët”, tha Kryemadhi.

Delegacioni i PE-së ka nisur një tur takimesh në Shqipëri dhe në fokus të bisedimeve është situata politike, djegia e mandateve nga ana e opozitës si dhe protestat e qytetarëve kundër qeverisë.

Ky delegacion prej 7 anëtarësh do të qëndrojë deri nesër në orën 10:00, ndërsa në “lupën” të tyre është edhe analiza mbi reformat që ka arritur Shqipëria. Në qershor është testi për vendin tonë sa i takon hapjes së negociatave me BE.

Article Logic
Execution time: 0.0039870738983154