INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi ''plas'' bombën: Rama ose ndërkombëtarët morën paratë e drogës, Metën do ta shkarkoja menjëherë!

Kryemadhi ''plas'' bombën: Rama ose ndërkombëtarët morën paratë e drogës, Metën do ta shkarkoja menjëherë!

Publikuar më: 21:24 20-09-2018

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se paratë e kanabisit që, sipas saj, u mboll në të gjithë Shqipërinë, i ka marrë ose kryeministri Edi Rama ose ndërkombëtarët që heshtën.

“Lazarati u shkatërrua dhe shumë mirë u bë që u shkatërrua, por u bë gjithë Shqipëria si Lazarati. Gjithë kjo para’ e kanabisit, ku shkoi? Sepse varfëria është rritur, nuk shkoi te qytetarët. Pra, ose i ka marrë Edi Rama ose ndërkombëtarët që nuk folën për këtë situatë”, deklaroi Kryemadhi.

E ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, Monika Kryemadhi ka folur dhe për Presidentin Ilir Meta.

Gazetari Alfred Peza gjatë debatit i është drejtuar Kryetares së LSI se më mirë të kërkojnë shkarkimin e Presidentit sesa të Qeverisë.

“Por menjëherë ka reaguar dhe Kryemadhi e cila është shprehur “Më jep 92 deputetë dhe do ta shkarkoja Presidentin menjëherë pasi ai është fjatori më i madh për gjendjen e vendit.”

Ndërsa e thumbuar nga panelistët e tjerë se me çfarë motivacioni do ta shkarkonte, Monika Kryemadhi ka shtuar “Me motivacionin se ka fuqizuar Edi Ramën.”

nika.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003652811050415