INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi pranon ftesën e Bashës: Rama kryekrimineli, Tahiri është hallka që e lidh me krimin

Kryemadhi pranon ftesën e Bashës: Rama kryekrimineli, Tahiri është hallka që e lidh me krimin

Publikuar më: 18:09 17-10-2017

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbështetur qëndrimin e kreut të PD Lulzim Basha për të luftuar krimin në vend si dhe për t’iu bashkuar një tryeze të gjerë politike, ku sipas saj mund të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Kryemadhi akuzoi Tahirin si hallkën lidhëse mes krimit të organizuar dhe kryeministrit Rama. Ajo tha se koha nuk pret, pasi vendi është “në rrezik”.

Fjala e Kryemadhit:
“Krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Situata është nga më të rëndat që ka përjetuar vendi. Çdo qytetar, i ri dhe e re, burrë, grua, ndihen më të rrezikuar se kurrë në vendin e tyre.
Shteti i kriminalizuar i kryeministrit ka kompromentuar shumë rëndë dhe rolin e Policisë dhe Politikës.
Përpara këtij momenti shumë të vështirë të gjithë qytetarët janë bashkë dhe nuk ka më asnjë dallim mes tyre pasi te gjithë janë të rrezikuar.
LSI është pjesë e frontit të qytetarëve të bashkuar kundër bandave dhe krimit dhe do t’i shërbejë deri në fund vullnetit për një Shqipëri pa kriminelë në rrugë dhe në pushtet.
Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin por ka edhe shumë hallka të tjera që janë ende aty e që i drejton Edi Rama.
Janë hallkat e krimit e trafikantëve por edhe të oligarkëve që me bekimin e Edi Ramës po pastrojnë paratë e krimit të organizuar.”

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936