INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi, Prokuroria nxjerr ''Xhisielën përdhunuese''

Kryemadhi, Prokuroria nxjerr ''Xhisielën përdhunuese''

Publikuar më: 11:52 03-10-2018

Çështja “Xhiesela”, ka bërë që Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi të mbajë një deklaratë të fortë e këtë herë e ka me Prokurorinë. 

Ajo në mbledhjen e Kryesisë së LSI, tha se Prokuroria jo vetëm nuk e zgjidh problemin e të dënonte krimin, por mbulon Policinë e cila mbulon krimin dhe viktimën e nxjerr “përdhunuese.”
“Shteti duhet shpëtuar sot më shumë se çdo ditë tjetër, se nesër do të jetë shumë vonë. Nuk do të jetë vonë as për ne, as për Edi Ramën, por për fëmijët e shqiptarëve. Sot ndihen më të rrezikuar se çdo ditë tjetër. Rasti i Xhisiela Malokut e bëri të qartë se Policia jo vetëm nuk zbulon krimin, por e mbulon atë. Prokuroria jo vetëm nuk e zgjidh problemin, ose ta dënojë krimin, por mbulon Policinë që mbulon krimin dhe nxjerr agresorin, përdhunuesin dhe rrëmbyesin dhe viktimën e nxjerr përdhunuese. Kryeministrin, që dhunon denoncimin e krimit dhe mbron hapur dhunuesit në foltoren e kryeministrit dhe të parlamentit. Kemi deputetë të Rilindjes që kanë grabitur PS dhe sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën dhe kompromentimin e thellë që kanë midis njeri tjetrit në aferat e tyre qoftë të trafikut të drogës, qoftë të korrupsionit," ka thënë me tone të ashpra Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441