INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Qeveria Rama ra, vendi në zgjedhje të parakohshme

Kryemadhi: Qeveria Rama ra, vendi në zgjedhje të parakohshme

Publikuar më: 11:31 21-10-2017

Gjatë mbledhjes së LRI kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në fjalën e mbajtur ka komentuar dhe zhvillimet politike.

Sipas saj qeveria Rama ra, dhe vendi do shkoje në zgjedhje të përkohshme.

"Karriget që janë me paratë e krimit dhe drogës do të rrëzohen. Rama ka rënë moralisht dhe politikisht.
Por ka një disavantazh, pasi nuk drejton dot zemrat e të rinjve dhe qytetareve që e kanë ndarë mendjen për të jetuar në Shqipëri. Rama po përpiqet të intimidojë dhe që kërkon të përpije gjithçka.
U bë kohë e gjatë që nga Jala që nuk jemi takuar, por në fakt na thërret detyra kombëtare për të sensibilizuar të rinjtë dhe të rejat. Ju keni luftuar me bandat dhe me krimin e organizuar për zgjedhjet e 25 qershorit. Faleminderit për ju heronjtë e votës së lirë. Anxhela, Klevisi që po i u shikoj tani që kanë qenë kandidatë për deputetë në Elbasan janë përballur me bandat. Sfida jonë përballë krimit do forcë dhe zemër. Është beteja sikur bënin gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, për të cilët nuk kishte rëndësi arma, apo pozicioni apo numri, por ata hynin në betejë me zemër. Ju të gjithë jeni koshient se kokaina dhe hashashi shite më kollaj sikur shiteshin farat e lulediellit nëpër shkolla"- deklaroi Kryemadhi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038101673126221