INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Rama frikacak, nuk ka parë gjë akoma

Kryemadhi: Rama frikacak, nuk ka parë gjë akoma

Publikuar më: 17:30 16-02-2019

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat, ka falënderuar pjesëmarrësit në protestë. Ajo theksoi se gazi lotsjellës i Ramës nuk i tremb shqiptarët, duke u bërë thirrje që ta çojnë deri në fund qëllimin e tyre, rrëzimin e kryeministrit.

“Sot filloi rrënimi i botës së krimit që përfaqësohet nga Edi Rama. Do të vijnë ditë më të bukura për shqiptarët. Me dorë në zemër u falënderoj për pjesëmarrjen paqësore dhe që nuk u bëtë pre e provokimeve të Edi Ramës.

Sot u përballuan mbi 20 herë sulmet me gaz lotsjellës. Gra dhe vajza lotonin nga gazi.

Gazi nuk helmon dot shpirtin e shqiptarëve. Edi Rama ka ikur, ta çojmë deri në fund këtë rrugë që kemi nisur”, deklaroi Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225