INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Rama minorancë, lufta ndaj varfërisë është më e rëndësishme se karriget...

Kryemadhi: Rama minorancë, lufta ndaj varfërisë është më e rëndësishme se karriget...

Publikuar më: 12:28 04-07-2019

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, pas takimit me Bashën në selinë e PD deklaroi sot se kryebashkiakët aktualë janë legjitimë deri në zgjedhjet e 13 tetorit.

Kryemadhi deklaroi se është shumë më e rëndësishme lufta ndaj varfërisë dhe kapjes së shtetit, se karriget e disa kryebashkiakëve dhe deputetëve.

“Rama është minoranca e minorancës. Buka e shqiptarëve, varfëria, kapja e shtetit nga Edi Rama mendoj se është më e rëndësishme se karriget e kryetarëve dhe deputetëve. 30 qershori është ilegjitim. Kemi një dekret të Presidentit. Nuk kemi parë asnjë ankimim të PS-së. Kryebashkiakët janë legjitimë deri në zgjedhjet e 13 tetorit”, theksoi Kryemadhi.

E pyetur nëse opozita do të marrë pjesë në këto zgjedhje, kryetarja e LSI-së tha se do ketë shumë ngjarje më të mira deri atëherë.
“Ka shumë ngjarje të tjera, që do jenë shumë më të mira për shqiptarët”, u shpreh Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545