INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi, Rama s’ka dëshirë të hapen negociatat me BE! Përmend dhe çizmen...

Kryemadhi, Rama s’ka dëshirë të hapen negociatat me BE! Përmend dhe çizmen...

Publikuar më: 12:21 13-03-2018

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbajtur një konferencë të hapur për media dhe është pyetur nga gazetarët për shumë problematika. Mes të cilave ajo është shprehur pesimiste në lidhje me anëtarësimin e vendit tonë në BE, duke fajësuar Kryeministrin Rama: “S’e ka me qejf Rama të hapen negociatat për në BE.” Nga ana e saj ajo shtoi se i ka dërguar dhe letër Komisionerit Hahn, për hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë.

Ndërsa për Reformën në Drejtësi tha se është vendosur në pikëpyetje të madhe.

Ajo ka ndalur dhe tek varfëria në vend duke iu referuar jo vetëm raporteve ndërkombëtare, por dhe mbylljes së mijëra bizneseve në vend.
“Varfëria dhe papunësia po lulëzojnë në këtë vend që priste të rilindte. Vendit tonë i duhen edhe 60 vjet që të arrijë vendet e rajonit. Propozojmë të rikthehet edhe njëherë në parlament ligji për taksat. Shkatërron shtresën e mesme që është boshti i shtetit. Në vetëm 2 muaj 2500 biznese kanë aplikuar për tu mbyllur,” shtoi Kryemadhi.
Referuar varfërisë Kryemadhi ka lëshuar dhe një batutë duke përmendur dhe çizmen: “Kur unë të jem 104 vjeç ne do jemi si europianët dhe jam e bindur që nipat dhe mbesat e mi do më thonë t’u thaftë dora që pse nuk i re mirë në tru Edi Ramës që ta shkundte mirë.”

Article Logic
Execution time: 0.0018930435180664