INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi Ramës: Fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, aq më pak në BE

Kryemadhi Ramës: Fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, aq më pak në BE

Publikuar më: 17:16 17-07-2018

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i është kundërpërgjigjur Ramës pas ftesës që ai i bëri opozitës për bashkëpunim në takimin me Hahn. Sipas Kryemadhit vetëm një qeverisje e re pa Ramën kryeministër, do të mund të bëjë atë që të gjjthë shqiptarët presin, plotësimin e kushteve për të qënë sa më shpejt pjesë e familjes europiane. 

Postimi i plotë në facebook i Kryemadhit:

‘’As tryezat e stiluara me simbolet europiane dhe që i kushtojnë shtrenjtë buxhetit të Shqipërisë, nuk janë hap përpara për plotësimin e kushteve të rrepta, që na kanë vënë partnerët tanë në Bruksel. E gjithë strategjia që kryeministri shpalosi sot si arritje të qeverisë së tij nuk është gjë tjeter vetëm një kopje e strategjisë që ish-ministrja Klajda Gjosha ia ka kërkuar për ta zbatuar, por që se bëri kurrë.
Deri më sot, kur i vënë me shpatulla pas muri u detyrua të pranoje dhe zbatojë ato që duhet të kishte bërë prej vitesh e që i ka patur në tryezën e punës.
Paaftësia, arroganca dhe korrupsioni, përfshirja në trafiqe dhe lënia e Shqipërisë jashtë hapjes së negociatave nuk mund të ndreqen me kopjet që i merr nga ish-Ministrja e Integrimit. Asnjë deklaratë e thënë në anglishte të qartë, asnjë kompliment apo lajkë e bërë për ndërkombëtarët e Brukselit apo ata që janë në ikje e sipër, nuk e zhbën dot trafikun e drogës, përfshirjen në krimin e organizuar, shkatërrimin e administratës publike dhe ngecjen në reformën në drejtësi.
Ndaj çdo përpjekje për shoë me ngjyra e ndriçim artificial, është thjesht i dalë mode si metodë për të gënjyer shqiptarët, që sot më shumë se kurrë e kanë kuptuar dhe ndjerë paaftësinë, makuterinë, banditizmin dhe arrogancën e veshur me rroba të bukura të një qeverie në ikje e sipër.
Vetëm një qeverisje e re, pa Ramën kryeministër, e vendosur për të larguar bandat nga bashkëqeverisja do të mund të bëjë atë që të gjjthë shqiptarët presin; plotësimin e kushteve për të qënë sa më shpejt pjesë e familjes europiane.
P.S. E kanë gënjyer kaq shumë komisionerin Hahn, sa nuk i kanë thënë, që për studentët e magjistraturës numrin e vendos KLP dhe KLGJ, të cilat ky kryeministri që e pret nuk ka për t’i ngritur kurrë’’

Article Logic
Execution time: 0.0031700134277344