INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi reagon ashpër: Rama dhe Çako të heqin dorë nga presionet ndaj drejtësisë

Kryemadhi reagon ashpër: Rama dhe Çako të heqin dorë nga presionet ndaj drejtësisë

Publikuar më: 18:59 20-10-2017

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar mbrëmjen e sotme vendimin e këshillit të Mandateve dhe Rregullores që shtyu për nesër vendimin për Saimir Tahirin.
Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, vendimi për të shtyrë ditën e nesërme shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri, është treguesi i shkallës së inkriminimit që po përjeton populli.
Kryetarja Monika Kryemadhi, tha në një konferencë për mediat se “Kryeministri dhe mazhoranca humbi sot mundësinë e fundit për të treguar vullnet që drejtësia të bëjë punën e saj”.
“Rama dhe shumica sot kanë humbur mundësinë për të treguar vullnet që drejtësia të bëjë punën e saj. Të gjithë u bënë dëshmitarë të qëndrimit të paprecedentë duke penguar zbardhjen e një veprimtarie kriminale me dimension ndërkombëtar.
Ky kryeministër ka gëlltitur kusinë e çorbës së prishur deri në lugën e fundit. Kryeministri dhe Haki Cako vazhdojnë të jenë në detyre si garant të krimit dhe drogës, cdo ditë në vazhdim e qëndrimit të tyre është e bardhë për trafikantët dhe e zezë për qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje të heqin dorë nga sulmet presionet dhe shantazhet që i ushtrojnë drejtësisë”deklaroi Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941