INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi reagon pas protestës: Të gjithë së bashku do ta shporrim nga qeverisja Ramën dhe klikën e tij të hajdutëve [FOTO]

Kryemadhi reagon pas protestës: Të gjithë së bashku do ta shporrim nga qeverisja Ramën dhe klikën e tij të hajdutëve [FOTO]

Publikuar më: 18:10 27-01-2018

Pas mbylljes së protestës së opozitës ditën e sotme, ka reaguar kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Përmes një statusi në profilin e saj në ‘Facebook’, Kryemadhi ka falënderuar pjesëmarrësit për protestën masive si dhe për qetësinë e treguar. Gjithashtu ajo ka edhe një mesazh për kreun e qeverisë, duke u shpreh se bashkë me popullin do të shporrin nga pushtetit.

Reagimi i Kryemadhit:
Dua të falenderoj nga thellësia e zemrës çdo shqiptar që ishte sot në protestën e opozitës!
Shpreh mirënjohjen për çdo të moshuar, pensionist, intelektual, punëtor apo student, për çdo njeri që ka humbur shpresën dhe që sot protestoi ndaj narkoshtetit.
Falenderoj dhe ata që udhëtuan nga larg për të qenë sot pjesë e protestës, edhe mijëra të tjerë që na përcollën nga media dhe rrjetet sociale dhe që do të jenë me ne në protestat e ardhshme.
Dua të falenderoj edhe forcat e rendit, që edhe pse të urdhëruar nga shefat trafikantë të drogës nuk ranë pre e provokimeve të tyre por kryen detyrën si profesionistë.
Le të jetë kjo ditë shenja e nisjes së protestës mbarëpopullore kundër qeverisë së krimit dhe drogës! Të gjithë së bashku do të mundemi ta shporrim nga qeverisja Edi Ramën dhe klikën e tij të hajdutëve! Kjo është protesta jonë, forca jonë dhe rruga e vetme për të rifituar dinjitetin!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936