INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi reagon për herë të parë për akuzat e Tahirit: 'Me lot krokodili po shantazhon Ramën' [VIDEO]

Kryemadhi reagon për herë të parë për akuzat e Tahirit: 'Me lot krokodili po shantazhon Ramën' [VIDEO]

Publikuar më: 16:51 04-05-2018

Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë pas dorëheqjes së Samirit Tahirit, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Lsi.

Kryemadhi ka theksuar se Tahiri nuk ka pasur asnjë fjalë të sinqertë në ato që ka thënë. Kryemadhi është shprehur se Tahiri duhet të thoshte të vërtetën dhe jo të shantazhonte Ramën, ndërsa ky i fundit po intimdon dretjues të LSI.

“Dje dhe sot vëmendja e publikut ka qenë të Saimir Tahiri. Të gjithë u morën me ato që ai ka thënë, por nuk u morën me ato që ai duhet të thoshte dhe ato që ai duhet të bënte.

Të gjithë presin gjykimin e Tahirit, por drejtësia nuk ka vijuar. Asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur në fjalën e tij, dhe lotët që janë bërë disa herë ngjajnë si lot krokodili. Nëse Tahiri do të ndjente një faj, ai duhet të kishte kërkuar falje, dhe jo të bënte shantazhe dhe shoë. Ai duhet të kishte kërkuar falje për drogën. Ai duhet të thoshte të vërtetën dhe jo të shantazhonte Ramën.

Të largohet një orë e parë nga pushteti, Rama duhet të largohet sa më shpejtë. Shpesh dëgjojmë akuza nga Rama dhe suflerët e tij, dhe intimidojnë drejtues të LSI-së. Kjo gjë do ndodhi, por jo për shumë kohë se gjithçka mbi kokë Edi Ramës”- tha Kryemadhi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328