INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: S'do lejojmë parlamentin të shkelë Kushtetutën, nuk do protesoj si kryetare, por si...[VIDEO]

Kryemadhi: S'do lejojmë parlamentin të shkelë Kushtetutën, nuk do protesoj si kryetare, por si...[VIDEO]

Publikuar më: 23:08 17-12-2017

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka dhënë një mesazh paralajmërues kryeministrit Edi Rama disa orë para protestës së opozitës kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm.
Nga festa e organizuar për LRI-në, Kryemadhi ka lënë për pak çaste qëllimin pse ishte aty, ndërsa i ka bërë thirrje Ramës që ajo nesër do protestojë si një nënë.
“Nuk do të lejoj Edi Ramën që të shkel Kushtetutën. Këtë gjë do ta bëj jo si kryetare e LSI, por si një nënë shqiptare që do që e ardhmja e fëmijëve të saj të jetë e sigurt”, tha Kryemadhi.
Dy partitë politike, PD dhe LSI do të nisin nesër protestën e tyre në orën 09:30 para Kuvendit, pasi kundërshtojnë zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm, që do të bëhet vetëm me votat e shumicës.

Article Logic
Execution time: 0.0037238597869873