INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: S’ka më asnjë shpresë me këtë qeveri, të dalim në rrugën dhe ta rrëzojmë

Kryemadhi: S’ka më asnjë shpresë me këtë qeveri, të dalim në rrugën dhe ta rrëzojmë

Publikuar më: 10:46 24-05-2018

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi pas mbarimit të fjalës së Bashës ka dal jashtë parlamentit në një deklaratë për mediat.

Kryemadhi deklaron se s'ka asnjë shpresë që kjo maxhorancë kriminale të ndryshoj.

Sipas saj e vetmja zgjidhje është dalja në rrugë dhe përmbysja e çdo elementi kriminal.

Besoj se të gjithë e shikojmë se çdo ditë e më shumë nuk ka asnjë lloj shprese apo besimin se kjo maxhorancë e kapur do ndryshojë. Kjo maxhorancë ka frikë jo vetëm nga fjala e lirë, por për çdo gjë që dëshirojnë qytetarët. Sot e tregoi se nuk ka më asnjë shpresë me këtë grup kriminal që kanë uzurpuar institucionet e shtetit shqiptar. Nuk ka më asnjë shpresë me këtë monstër që vetëm jo i kanë varfëruar më shumë shqiptarët por i kanë denigruar.
E vetmja zgjidhje është dalja në rrugë dhe përmbysja e çdo elementi kriminal dhe për të dalë për t’i thënë Edi Ramës se ti ke ngelur vetëm. Është i vetëm jo vetëm në kauzën e tij politike narkomane por edhe në përballjen me drejtësinë që do ta bëjnë shqiptarët. Atë drejtësi që ne si opozitarë dhe klasë politike e kemi votuar në 2016”, u shpreh Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604