INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi sulmon Ramën: Kemi një qeveri fasadë të mbushur me insekte[VIDEO]

Kryemadhi sulmon Ramën: Kemi një qeveri fasadë të mbushur me insekte[VIDEO]

Publikuar më: 12:56 20-01-2018

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi sulmoi Edi Ramën duke e akuzuar se po mashtron qytetarët. Kryemadhi zhvilloi paraditen e sotme një takim me strukturat e kësaj partie në Elbasan nga ku ftoi të gjithë shqiptarët të bëhen pjesë e protestës së 27 janarit.
Monika Kryemadhi
LSI dhe e gjithë Shqipëria gjendet përballë sfidave të vështira, por të rrezikshme për të ardhmen e vendit. Detyra jonë e madhe është që të jemi përfaqësues dinjitoz dhe t’iu kthejmë besimin që na dhatë. Na votuat përballë një presioni, një dhune psikologjike, përballë terrori kriminal, të cilat i përballuat me guxim. Me përkrahjen e entuziastin dhe strukturave të LSI, forca stabilizuese në vend, sot kërkon të zgjojë shqiptarët nga gjumi i harresës që i ka përfshirë. I bëjmë thirrje shqiptarëve që në 27 janar të bëhen pjesë e protestës në bulevardin “Dëshmorët e kombit”. Harroni bindjet politike, se protesta është dita e ndërgjegjësimit të shqiptarëve. Do protestojmë për veten tonë, për të ndërtuar Europën në Shqipëri. Për naftëtarët që qeveria e Ramës i gënjeu natën e vitit të ri, sot protestojnë sërish në shi. Për minatorët që nuk kanë statusin e minatorit, për ata që kanë qenë viktima në galeritë e minierave. Për mjekët e infermierët që largohen nga Shqipëria, punonjës të administratës që hiqen nga puna duke shkelur ligjin me të dyja këmbët. Pronari i shqiptarëve nuk është Rama, është vetëm kryetar i PS, por s’do jetë zot i shqiptarëve. Pronar të Shqipërisë janë shqiptarët dhe jo Edi Rama. Është një kryeministër me mandat të blerë nga paratë e drogës. Nga Elbasani përshëndes Ramën për ndihmesën që i dha mësueses për ilaçin që i mundësoi si e sëmurë me kancer, por, do doja që Rama ta bënte këtë gjë edhe për Mrikën nga Lezha, për Astritin nga Korça, Thimin nga Gjirokastra, e për qindra mijëra të tjerë që janë të sëmurë e presin ilaçe nëpër dyert e spitalit. Do dëshiroja që gjesti i Ramës të mos jetë teatër, do dëshiroja që të zgjidhte jo vetëm hallin e një personi në media, por qindra e atyre që janë në proceset e kimioterapive. Do doja që fasada e bukur e një qeverie të kalbur të mos ishte e vërtetë. Një fasadë e mbushur me insekte dhe parazitë. Do doja që të bënte me gjithë shqiptarët që duan një vend pune, që asistojnë një Shqipëri evropiane, propagandë për veten e tij.

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582