INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi sulmon Ramën: Nuk na komplekson Vettingu në Polici

Kryemadhi sulmon Ramën: Nuk na komplekson Vettingu në Polici

Publikuar më: 12:45 05-03-2018

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se forca politike që ajo drejton pret miratimin e amendamenteve të propozuara prej saj, ndërsa sulmoi sërish kreun e qeverisë Edi Rama se po e zhyt Shqipërinë në pasiguri.
“Ne kemi paraqitur 19 amendamente me të cilat është rënë dakord, po ashtu janë 2 amendamente të tjera të ICITAP, që janë kërkuar të vendosen nga LSI. Situata në të cilën gjendet policia është e mjeruehsme, për shkak të implikimit të disa ish-drejtorëve tregon që Vettingu në polici është i domosdoshëm. Ne jemi në pritje të miratimit të amendamenteve të propozua nga LSI. Nuk është kapriço, por përpjekje për një legjislacion evropian. Legjiscalcioni ndalon cdo abuzim në radhët e policisë. LSI nuk kompleskohet. Ne angazhohemi për të prodhuar një politikë në funksion të qytetarëve ”, deklaroi Kryemadhi. Ajo i bëri thirrje Ramës që të largohet nga droga. “Sasia e madhe e kapur tregon fatkeqësinë dhe pasigurinë në të cilën ëshët zhytur Shqipëria, krimi i organizuar ka kapur çdo institucion”-tha kryetarja e LSI.

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822