INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi tha që Meta kishte ditë që nuk i fliste pasi goditi me çizme Ramën, Presidenti përgjigjet kështu

Kryemadhi tha që Meta kishte ditë që nuk i fliste pasi goditi me çizme Ramën, Presidenti përgjigjet kështu

Publikuar më: 22:44 28-12-2017

Teksa Monika Kryemadhi deklaroi se Meta kishte ditë që s'i fliste për përplasjet e dhunshme të opozitës në Parlament të premten e kaluar dhe sigurisht cizmen e famshme, vetë Presidenti ka deklaruar sot se e dënon këtë gjest, dhe se e vë theksin te dialogu.

“Çdo devijim nga shinat kushtetuese dhe veneciane do të prodhojë politizim, personalizim, banalizim dhe thjeshtë do t’i shërbejë acarimit të luftës politike.
Unë ,edhe para kësaj çështjeje kam bërë thirrje për dialog dhe për t’i dhënë një zgjidhje bazuar mbi standarde transparente dhe në respekt të Kushtetutës çështjes së kryeprokurorit,” tha presidenti Meta. E ndërsa për ngjarjen e të premtes së kaluar në Parlament Meta tha: Sigurisht që janë ngjarje të papranueshme në gjithë tërësinë e tyre, dhe në rëndësinë e dialogut, dhe në zbatimin e reformës në mënyrë transparente. Ju prisni të them që kjo goditja me çizme është biblike si thotë doktori. Ajo ka zgjedhur që të ketë përgjegjësi dhe të mbajë një post,. Ne jemi dy tipa të ndryshëm ,si natyra dhe këtu nuk është si mendoj unë si bashkëshort. Unë e dënoj si president.”, u shpreh Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0039949417114258