INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi thirrje Kryeministrit: Rama të shpëtojë ose shqiptarët do ta ngrenë zgupthi...

Kryemadhi thirrje Kryeministrit: Rama të shpëtojë ose shqiptarët do ta ngrenë zgupthi...

Publikuar më: 11:46 22-12-2018

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dhënë mesazhe të forta nga takimi me strukturat në Elbasan. Ajo paralajmëroi vazhdimin e protestave, jo vetëm të studentëve. Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje të fortë strukturave të partisë së saj, të nisin aksionin e gjerë derë me derë në çdo familje shqiptarësh, për të përmbysur klikën e Ramës, që sipas saj, “ka uzurpuar jo vetëm PS, por shtetin dhe vendin”.

Në një takim me strukturat në Elbasan, ajo ka theksuar prerë: “Mos mendoni se Rama do ikë vetë, nuk mbaron pilafi në kazan, atë do ta largojmë ne, nuk e largojnë partitë politike por do ta largojnë shqiptarët, dhimbjen nuk e ndjemë ne, as deputetët, por shqiptarët, familjarët”.
Ajo i ka bërë thirrje Ramës “ t’i bëjë llogaritë mirë, se do të ketë o fund të tmerrshëm, o tmerr pa fund. Rama të mendojë mirë, sepse do ta ngrenë zgupthi, jo burrat, por gratë, sepse e kanë ndarë mendjen”.

Ajo gjithashtu deklaroi se studentët janë në të drejtën e tyre dhe se Rama mund të plotësojë kërkesat e tyre me 1/3 e parave që iu ka falur oligarkëve me miratimin e ligjit të ri për tatimin.

Article Logic
Execution time: 0.0033309459686279