INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi thirrje të rinjve: Dilni protestoni! Jo për partitë, por për Shqipërinë

Kryemadhi thirrje të rinjve: Dilni protestoni! Jo për partitë, por për Shqipërinë

Publikuar më: 19:39 23-01-2018

Lëvizja Rinore për Integrim ka mbajtur pak minuta më parë konferencën studentore ku pjesëmarrës kanë qenë, kryetarja e LSI-së,Monika Kryemadhi, kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, deputetja e qarkut të Beratit Silva Caka, deputeti Edmond Panariti dhe shumë deputetë e anëtarë të tjerë të kësaj partie.

Në fjalën e saj kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se largimi i të rinjve është një simbol alarmi për vendin, ndërsa ka theksuar se Rama ka një plan biznesi për të larguar rininë shqiptare nga vendi.

“Jeni mbi 1000 studentë që keni ardhur në një aktivitet politik. Takimin me ju e kemi se ndjejmë një problem shumë të madh, një rrezik për Shqipërinë, për të ardhmen e vendit. Rreziku më i madh fillon te humbja e shpresës së rinisë shqiptare, te shkatërrimi i ëndrrave të tyre. Çdo ditë e më shumë ku takoj njerëz, kuptoj që Edi Rama ka një plan biznesi për të shpopulluar Shqipërinë, e për të larguar rininë shqiptare. Ky është një sinjal i rëndë për ne, thirrje e tmerrshme për ne. Secili duhet të marrë përgjegjësi për të zgjuar krenarinë kombëtare. Kjo është e tmerrshme. Një shqiptar nuk mund t’ja bëjë një shqiptari këtë. Ne sot të zhveshur nga bindjet politike, po ju drejtohemi juve studentëve, se jeni lodhur nga politika e mashtrimet e politikës, po ju drejtohem me dorë në zemër, mos ndaloni, mos u tërhiqni, mos u nënshtroni nga padija, dhuna, ligësia se vetëm të gjithë bashkë do fitoni një Shqipëri që e meriton të jetë vendi i të rinjve dhe të rejave. Sfida të mëdha do keni përpara, do t’ju kërcënojnë, do t’ju dhunojnë, do tentojnë t’ju intimidojnë dhe t’ju blejnë po mos e shisni të ardhmen. Ndërtoni lumturinë tuaj duke dashur vendin tuaj. Energjia juaj do e ndalojë këtë njeri, që përveç se e urren po e shet Shqipërinë,” u shpreh kryetarja e LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.0035908222198486