INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi tregon përse vuan vajza e vogël: Është mbyllur në një konvikt të tmerrshëm [FOTO]

Monika Kryemadhi tregon përse vuan vajza e vogël: Është mbyllur në një konvikt të tmerrshëm [FOTO]

Publikuar më: 22:30 30-11-2018

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme për vajzën e saj 13 vjeçare, Erën. “Era e vuan faktin e të qënurit fëmija jonë”, tha Kryemadhi, duke iu referuar statusit të saj politik dhe postit të Ilir Metës në krye të shtetit.

“Është mbyllur në një konvikt të tmerrshëm, por që do i vlejë”, tha ajo për vajzën 13 vjeçare.

Kryemadhi tha sa nënat kanë një rol të rëndësishëm në orientimin dhe edukimin e fëmijëve, deri sa ata të bëhen të pavarur.

Kryetarja e LSI-së është pyetur për bashkëshortin i saj, presidentin Ilir Meta kur ka qenë kryeministër dhe nëse ka qenë marionetë e grupeve kriminale. Kryemadhi u shpreh se mëkati i vetëm i Ilir Metës është se pi më shumë se dy gota verë të kuqe.

zzz.png

Article Logic
Execution time: 0.0031740665435791