Zonja e parë e vendit, Monika Kryemadhi njekohësisht dhe nënkryetarja e LSI-së në një status në profilin e saj në facebook në një mesazh fushate nuk ka lënë pa përmendur dhe "yllin" që e ndicon dhe në ditët më të vështirë.
Ajo është shprehur për bashkëshortin e saj, Ilir Meta se pavarsisht se sot moti është i keq e ka zbukuruar me yllin që e ndriçon dhe në ditët më të vështira.
Statusi i plotë
"Mirëmëngjes! ????
Moti nuk premton nje ditë të bukur, por unë e zbukurova me ylllin që më ndricon edhe në ditët e mia të vështira.❤️Si për të dielë kalova pak më shumë kohë me familjen time, por dhe pse u perpoqëm nuk ja dolem dot të mos flasim për fushatën. Sepse motorrët e LSI për fushatën nuk kanë pushim as në fundjavë, as për festa, madje as pas fushate. Pikërisht për këtë do të jemi forcë e parë në këto zgjedhje, per t'i treguar të gjithëve se nuk jemi aktivë vetëm në fushatë, por gjatë gjithë kohës, pa pushim dhe lodhje për të qënë pranë problemeve dhe halleve tuaja. Sepse për ne familja është më e shtrenjte dhe më e rëndësishme se çdo politikë apo marrëveshje që bëhet në emër të saj. Ne jemi një familje me zemër të madhe, ku ka vend për të gjjthë ata që besojnë te vlerat. #LsiForceePare #FamiljaJoneeMadhe ❤️❤️?????"