INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi tur takimesh para protestës së 13 prillit. ‘Kjo është qeveria e lëmoshës’

Kryemadhi tur takimesh para protestës së 13 prillit. ‘Kjo është qeveria e lëmoshës’

Publikuar më: 09:38 05-04-2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka nisur një tur takimesh ndërsa data 13 prill kur do të mbahet protesta e radhës po afron. Në një fermë në Peshkopi, Kryemadhi ka akuzuar qeverinë për mungesën e subvencioneve për fermerët, ndërsa akuzoi qeverinë për fjalë të pambajtura.

“Në tre minuta, financieri Afrim Murja, drejtues i një ferme me 80 lopë në Peshkopi bën një analizë të plotë të situatës ku gjenden blegtorët sot. Qeveria e PPP, e fasadës, fjalës së pambajtur dhe lëmoshës, subvencionon mijëra blegtorë, me të njëjtën vlerë financiare, që i jep koncensionarit të check up-it për punë të pakryer. Më thjeshtë mundi dhe djersa e mijëra blegtorëve për qeverinë e Rilindjes është e barabartë me “0” punë të Vilmës”, thotë Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0031170845031738