INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Vegla e Ramës se ka kaluar as vetë Vettingun

Kryemadhi: Vegla e Ramës se ka kaluar as vetë Vettingun

Publikuar më: 15:46 09-05-2018
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një postim të gjatë në fb, thekson se emërimi dhe shkarkimi i drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk është kompetencë e Arta Markut. Kryemadhi deklaron se shkarkimi i paligjshëm i Kryeprokurorit të Krimeve të Rënda është rasti me flagrant i Edi Ramës dhe veglës së tij në Prokurorinë e Përgjithshme.
 Largimi i tij nga detyra siaps saj, është qartas përpjekje për të mbyllur përfundimisht çështjen “Tahiri”, e cila mban peng jo vetëm Edi Ramën, por të gjithë qeverinë.
 
Kryemadhi: "Besim Hajdarmataj ishte prokurori që nisi të hetojë për çështjen “Tahiri”, kërkoi dhe argumentoi ndalimin e tij me akuza të qarta dhe të bazuara, por që u hodhën poshtë nga deputetët e PS.
Largimi i tij nga detyra është qartas përpjekje për të mbyllur përfundimisht çështjen “Tahiri”, e cila mban peng jo vetëm Edi Ramën, por të gjithë qeverinë.
Emërimi dhe shkarkimi i drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk është kompetencë e Arta Markut!
Por kjo nuk e ka penguar atë dhe shefat e saj në qeveri të ndërmarrin këtë veprim të paligjshëm, në kohën kur të gjithë prisnin që çështja “Tahiri” të shkonte deri në fund.
Edi Rama, i frikësuari i madh i drejtësisë bërtet lart e poshtë për Vettingun ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, por ndërkohë largon nga detyra Kryeprokurorin e Krimeve të Rënda pa pritur që ai të vetohet. Ky akt i paprecedent rëndon mbi Prokuroren e Përgjithshme, e cila vetë nuk ka kaluar në procesin e Vettingut, rëndon mbi të gjithë ata që paturpësisht vijojnë të shkërmoqin dosjet e krimit dhe korrupsionit.
Edi Rama duhet ta ketë të qartë që asnjë presion apo largim i paligjshëm nuk e shpëton atë dhe bashkëpunëtorë e tij nga dosjet e krimit dhe korrupsionit. Për ato dosje ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të përgjigjen para drejtësisë një më një!"
 
LSI paralajmëron qartas Prokuroren e Përgjithshme dhe të gjithë strukturat përgjegjëse që të mos guxojnë të hedhin hapa për të fshehur gjurmët e krimit!
"Çdo akt i tillë i paligjshëm, që nga ekstradimi i Naser Seitajt dhe deri te ky i sotmi, është përgjegjësi e pastër penale e atyre që kanë firmosur urdhrat e kryeministrit" përfundon Kryemadhi.
 
Article Logic
Execution time: 0.0038058757781982