INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi zbulon planin për largimin e Ramës: Nga nesër...

Kryemadhi zbulon planin për largimin e Ramës: Nga nesër...

Publikuar më: 18:38 16-01-2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se prej ditës së nesërme do të këtë shumë zhvillime nga radhët e opozitës për të larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

Kjo deklaratë erdhi pas përplasjes që opozita pati me maxhorancën në seancën e jashtëzakonshme në këtë mbledhje të Kuvendit, ku nuk u lejua që të kishte një debat parlamentar lidhur me emrat e ministrave të rinj, si dhe ata të larguar.

“Shumë shpejt do të kemi axhendën, Basha e tha shumë mirë, opozita do të bashkohet. Sot kemi një parlament të marrë peng, shumë shpejt do të njiheni me axhendën dhe strukturën, me të gjithë grupet e interesit.
S’ka më nevojë për protesta masive, ka mijëra studentë që protestojnë, prindër, minatorë, etj, që janë gati.Lajme pafund do të keni që nga nesër e tutje”, deklaroi Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105