INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi zbulon se sa i shiti çizmet me të cilat goditi kryeministrin Rama: Meta nuk më flet me gojë...

Kryemadhi zbulon se sa i shiti çizmet me të cilat goditi kryeministrin Rama: Meta nuk më flet me gojë...

Publikuar më: 22:14 22-12-2017

Kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi e ftuar, e ftuar në ‘Zonë e Lirë’, e pyetur nga moderatori i emisionit se si reagoi presidenti Ilir Meta, njëherësh bashkëshorti i zonjës Kryemadhi, ajo e kaloi me një batutë.
‘Me thënë të drejtën kemi 4 ditë që nuk flasim, më mban pak inate për protestën time në Kuvend. Unë kam disa ditë që kthehem natën vonë në shtëpi, dhe ai ose është në gjumë ose bën sikur po fle’, deklaroi Kryemadhi.

Ajo deklaroi se çizmet i ka shitur për 1000 euro dhe kjo shumë do të shkojë për fëmijët jetimë 0-6 vjeç në Sauk. Një gjest human për tu përshëndetur kur jemi dhe në prag festash. Urojmë të ndiqet dhe nga politikanë të tjerë. Kryemadhi zbuloi se çizmet i kishte blerë 120 mijë lekë të vjetra, dhe i shiti 1000 euro teksa tregoi edhe çekun që tha se do t’ja dorëzojë institucionit që kujdeset për fëmijët e braktisur. Po ashtu Kryemadhi tha se këpucët u blenë nga një sipërmarrës fason që do të prodhojë të tjera çizme si ato.

Një gjest human për tu përshëndetur kur jemi dhe në prag festash.

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996