Një nga kokat e mafias në Britani shqiptari, Lodvik Guraj është arrestuar në Londër. Mbi të rëndojnë disa akuza. Ajo për trafik droge, armësh dhe vajzash.
Bashkë me Lodvik Gurajn, u arrestuan edhe 12 pjesëtarë të bandës së tij kriminale. Sipas Daily Mail policia sekuestroi me shumë se 12 telefonë që 33-vjeçari përdorte për të komunikuar me bashkëpuntorët e tij.
Policia vendase thotë se banda e tij është përgjegjëse për më shumë se 40 kg kokainë me vlerë 2 mln euro të trafikuar në rrugët e Londrës dhe për trafikim vajzash nga Bullgaria e Rumania. Guraj mbahet në burg sipas mandatit të prokurorit dhe pritet të denohet me 10-15 vite burg.