INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Edi Rama: 50% e internetit do të jetë falas për 5 javë

Kryeministri Edi Rama: 50% e internetit do të jetë falas për 5 javë

Publikuar më: 20:30 20-03-2020


Kryeministri Rama ditën e sotme ka qenë sërish në një video live nga llogaria e tij në “Facebook” ku ka dhënë edhe njëherë mesazhin e fortë për qytetarët që të vazhdojnë të qëndrojnë brenda.

Ai i bëri thirrje të rinjve të mos dalin pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe atë të familjarëve.

“Në këtë kontekst edhe pas testeve teknike që janë bërë nga operatorët e sipërmarrësit, ofertat që do jenë të vlefshme nga nesër deri në fund të muajit prill 2020. Së pari 50% më shumë internet falas për një periudhë 5 javore. Akses falas në internet në çdo platformë edukative përfshirë edhe RTSH, kanalin që mbulon shkollën, pa kufizim.

Për abonentë me kontratë të fiksit për akses në platforma edukative për fëmijë të çdo moshe 60% më lirë se oferta normale. Zgjatja e ofertave për internet fiks dhe televizor”, tha Kryeministri në fjalën e tij. Ky është një lajm pozitiv, pasi interneti është një mënyrë për të kaluar kohën kēto ditë, por sigurisht edhe për të marrë informacion.

Article Logic
Execution time: 0.0027840137481689