INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Edi Rama ngriti dy gishtat në Pukë dhe arsyeja është kjo [FOTO]

Kryeministri Edi Rama ngriti dy gishtat në Pukë dhe arsyeja është kjo [FOTO]

Publikuar më: 17:18 01-06-2017

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama në takimin elektoral në Pukë, përpara qytetarëve ngriti përpjetë dy gishtat simbol të Partisë Demokratike.

Veprimi i Ramës ka sjellë shumë diskutime, sa në një moment u mendua edhe për një provokim të Ramës ndaj demokratëve siç ka ndodhur më parë, kur Basha ndodhej në çadër.

Sot Edi Rama, pak minuta më parë në rrjetet sociale, ka shpjeguar kuptimin e dy gishtave lart. Partia Socialiste renditet e dytë në fletën e votimit dhe Rama ka zgjedhur që të përdorë simbolin e demokratëve për tu identifikuar, bashkë me grushin dhe lulen e socialistëve.

Sigurisht kjo mënyrë e zgjedhur nga Rama ka krijuar shumë diskutime, sidomos te demokratët të cilët e kanë kontestuar faktin që Rama kërkon vota për PS nën dy gishtat e PD.

Article Logic
Execution time: 0.003870964050293