INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri francez jep alarmin: ISIS po planifikon sulme në europë

Kryeministri francez jep alarmin: ISIS po planifikon sulme në europë

Publikuar më: 11:52 13-02-2016

Kryeministri francez Manuel Valls paralajmëron atentate të tjera në Europë. Ai ka bërë një deklaratë të tillë gjatë punimeve të konferencës së Sigurisë në Mynih.

“Do të ketë sulme të tjera dhe atentate të mëdha, kjo është e sigurtë. Kërcënimi nuk është bërë më i vogël, edhe pse do të dëshironim kështu. Jemi në një luftë, pasi terrorizmi luftohet”, ka thën Valls.

Ai shtoi më tej se kërcënimi është “botëror”, dhe beteja kundër terrorizmit do të jetë e gjatë. Valls shprehu nevojën e gjetjes së strategjive kundër radikalizimit. “Ekziston kjo ideologji, ka mijëra ekstremistë në Francë, dhe shumë femra. Jemi në një tjetër Luftë të Ftohtë, dhe marrëdhëniet mes BE dhe Rusisë janë të tensionuara”, ka shpjeguar ai, referuar edhe masave të BE-së kundër Rusisë për krizën në Ukrainë.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881