Kryeministri grek ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit, ku arriti të marrë një mandat të dytë qeverisës. Në urimin e tij, Aleksis Cipras shprehet i vendosur për të bashkëpunuar dhe punuar me Edi Ramën për të mirën e dy vendeve.
“I vendosur të punoj ngushtë me ju për të mirën e popujve tanë. Vlerësoj partneritetin strategjik mes dy vendeve tona”- thotë mes të tjerash Cipras në urimin e tij drejtuar Ramës.