INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri habit me çorapet e tij në samitin e Davos[FOTO]

Kryeministri habit me çorapet e tij në samitin e Davos[FOTO]

Publikuar më: 16:27 25-01-2018

Në çdo samit kryeministri Edi Rama rrëmbente vëmendje për veshjet dhe kombinimet e tij të çuditshme. Por këtë herë është konkurruar denjësisht nga një tjetër kryetar qeverie. Ka qenë kryeministri kanadez Justin Trudeau ai që ka rrëmbyer vëmendjen e pranishmëve në samitin në Davos me zgjedhjen e çorapëve. Gjatë një debati me aktivist të ndryshëm për fuqizimin e grave në botë, pantallonat e Trudeau u ngritën dhe në pah dolën çorapet e tij. Ai kishte veshur një palë çorapë ngjyrë lejla me rosakë të verdhë. Zgjedhje pak e çuditshme kjo për një kryetar qeverie.

Article Logic
Execution time: 0.0023400783538818