INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri i Bullgarisë: Të hapen negociatat qoftë edhe me kusht

Kryeministri i Bullgarisë: Të hapen negociatat qoftë edhe me kusht

Publikuar më: 16:00 04-06-2018

Konferenca e Kryeministrit Edi Rama me homologun bullgar nuk shkoi siç duhet, pasi që në fillim pati probleme me përkthimin.

Por kjo nuk ka penguar që dy homologët të ndajnë qëndrime mbi të ardhmen europiane por dhe bashkëpunimin mes të dy vendeve.

Kryeministri Bullgar pranoi se janë 2 -3 vende skeptike për hapjen enegociatave të Shqipërisë me BE, por ai ka një tjetër sugjerim.

“Kemi 2-3 shtete që janë akoma skeptike për Shqipërinë. Por shumica e vendeve europiane mendojnë që edhe pse me kusht Shqipërisë duhet  ti japin një datë për hapjen e negociatave për në Bashkimin Europian.  Gjatë kësaj kohe duhet të tregojë përpjekje të mëdha që ti bind edhe vendet që na kanë mbetur deri në fund të muajit qershor, kur dhe do të jepet vendimi", deklaroi kryeministri bullgar.

Kryeministri Edi Rama e konsideroi homologun bullgar si ‘avokatin’ e Shqipërisë në ecurinë e vendit drejt familjes evropiane.

Article Logic
Execution time: 0.0021419525146484