INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri i Libisë i shpëton atentatit

Kryeministri i Libisë i shpëton atentatit

Publikuar më: 12:23 09-01-2016

Kryeministri i emëruar i qeverisë së pajtimit kombëtar në Libi, Fayez Sarraj, i ka shpëtuar një atentati. Agjencia egjiptiane e lajmeve, MENA, bën të ditur se autokolona ku ndodhej makina e kryeministrit Sarraj është qëlluar me armë zjarri ndërsa udhëtonte në rrugën për në Misurata.

MENA, e cila thotë se i referohet një burimi të besuar, saktëson se Sarraj po vinte nga qyteti Zliten, ku kishte marrë pjesë në homazhet e dhjetëra viktimave të një atentati të ISIS-it në një qendër stërvitore të policisë.Sipas burimit, Sarraj e ka ndërprerë udhëtimin deri në mbërritjen e një helikopteri, i cili më pas e ka transportuar për në rezidencën e tij.Shteti Islamik në Libi kontrollon qindra kilometra në zonat bregdetare dhe ka kryer disa atentate në pjesë të ndryshme të vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0035331249237061