INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqjen

Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqjen

Publikuar më: 08:30 11-04-2016

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka njoftuar se do të japë dorëheqje javën e ardhshme, duke fajësuar politikanët në vend se dështuan të miratojnë reformat që do të sillnin “ndryshime reale”.

Yatsenyuk, që është në krye te ekzekutivit ukrainas që kur Presidenti pro-rus Viktor Yanukovych u largua në shkurt të vititi 2014, tha se do t’i paraqes dorëheqjen Parlamentit të martën.

“Mora vendimin për t’u dorëhequr si kryeministër i Ukrainës. Të martën, më 12 prill, do t’i paraqes kërkesën time Parlamentit”, shkroi Yanukovych në “Twitter”.

Presidenti aktual, Petro Poroshenko i kërkoi dorëheqjen kryeministrit në shkurt, ku deklaroi se Yanukovych kishte humbur mbështetjen.

Qeveria e këtij të fundit është akuzuar për mosveprim dhe korrupsion

Nuk ka kaluar shumë kohë kur zv.Presidenti, Joe Biden, përgëzoi kryeministrin ukrainës për dy vite qeverisje, duke përmendur reofrmat në ekonomi, por tha se këto ndryshime duhet të jenë të prekshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998