INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri jep urdhrin e ri: Çdo lloj dokumenti duhet të merret në zyrat e shtetit

Kryeministri jep urdhrin e ri: Çdo lloj dokumenti duhet të merret në zyrat e shtetit

Publikuar më: 17:37 26-10-2017

Rama ka mbledhur Këshillin Ekonomik për herë të parë pas formimit të qeverisë në këtë mandat të dytë qeverisës.

Në takim u diskutuan çështje si paketa fiskale si dhe buxheti 2018. Por, ajo që ra më shumë në sy ishte thjeshtimi i procedurave administrative për sipërmarrjet dhe për qytetarët.

Kryeministri u shpreh se kjo reformë synon të garantojë lehtësimin kapital, gjithashtu ai theksoi se çdo dokument që i kërkohet qytetarit apo një kompanie, nuk do të merret  nga askund tjetër përveçse nga zyrat  që e kërkojnë dokumentacionin.

“Kjo reformë synon të garantojë lehtësimin kapital, çdo dokument që i kërkohet qytetarit apo një kompani, vetë zyra kërkuese duhet ta sigurojë për të. Çdo dokument që prodhon vetë shteti do të sigurohet nga zyra që e kërkon,” tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0033688545227051