INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Mustafa mbi ndalimin e trenit serb: Nuk do lejojmë provokime që cënojnë sovranitetin!

Kryeministri Mustafa mbi ndalimin e trenit serb: Nuk do lejojmë provokime që cënojnë sovranitetin!

Publikuar më: 20:27 14-01-2017

Mbi ndalimin e trenit të Serbisë në Kosovë është shprehur edhe kreu i ekzekutivit kosovar, kryeministri Isa Mustafa.

Sipas tij ky vendim për ndalimin e trenit që ishte nisur nga Beogradi ishte vendimi i duhur. Ai u deklarua në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë asnjë lloj provokimi nga Serbia. Në fjalën e tij, kryeministri kosovar tha se pavarësisht përkushtimit ndaj lëvizjes së lirë, qeveria kosovare nuk do të lejojë provokime. Mustafa deklaroi se në bashkëpunim të plotë me presidentin dhe kryeparlamentarin janë të angazhuar për “ruajtjen e sovranitetit të Kosovës” dhe nuk do të lejojnë kthimin në vitet e errëta dhe me pasoja të paparashikueshme. Ai shtoi gjithashtu se janë konsolituar me misionet diplomatike në Kosovë për të sensibilizuar mbi “qëllimet destruktive të Serbisë”.

Article Logic
Execution time: 0.004608154296875