INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kryeministri nuk “njeh” ministrat e PD-së

Publikuar më: 15:52 05-06-2017

Vetëm 3 ditë pasi Edi Rama dhe Lulzim Basha firmosën marrëveshjen, që i dha fund krizës politike në vend, u zyrtarizuan dhe emrat e zv kryeministres dhe ministrave teknikë të PD. Ndërsa kanë kaluar rreth 16 dite, ku në postin e zv kryeministrit dhe 6 ministra janë emrat teknikë të propozuar nga Lulzim Basha, duket se ata nuk njihen nga kryeministri Rama. Kjo mund të konstatohet mjaft lehtë vetëm me një klikim në faqen zyrtare të kryeministrisë në internet. Edhe sot në detyrë qëndrojnë ministrat e larguar nga marrëveshja, e natyrisht nuk figurojnë ata të propozuar nga PD. A është ky tregues se kryeministri Rama nuk njeh ministrat teknikë, edhe pse ka firmosur marrëveshje me Lulzim Bashën, apo fushata elektorale i ka marrë aq shumë kohë sa nuk ka rënë në sy se ministrat e shkarkuar duhet të hiqen nga faqja zyrtare dhe të zëvendësohen me ministrat teknikë të PD. Mbetet për tu parë nëse kjo do të ndryshojë në ditët në vijim, apo Edi Rama nuk ka ndërmend që në kabinetin e tij të njohë punën e ministrave teknikë të PD përgjatë këtij muaj, aq sa ka deklaruar se do të qëndrojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0031490325927734