INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama “paqe” me Tatimet dhe Doganat!

Kryeministri Rama “paqe” me Tatimet dhe Doganat!

Publikuar më: 11:07 04-04-2016

Tatimet dhe Doganat, dy sektorë që janë sulmuar jo vetëm nga opozita por kritikat kanë ardhur edhe nga vetë Kryeministri, tashmë janë në rrugën e duhur. Pas kritikave publike, Kryeministri Edi Rama tashmë vjen me qëndrim të ndryshuar. Optimist për punën dy sektorëve jetik në mbledhjen e të ardhurave, është shfaqur Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së lançimit të fazës së dytë të luftës kundër informalitetit.

“Një përgëzim publik për Drejtorinë e Tatimeve dhe Doganave dhe posaçërisht për dy drejtueset, se në publik marrin vetëm kritika. Puna është absolutisht e lavdërueshme, por jo për tu kënaqur. Dhe një falenderim për sipërmarrësit e mëdhenj që iu bënë partnerë realë kësaj përpjekje. Luftë që vazhdon sepse asnjëherë një sipërmarrës nuk do bëhet macja që kap minjtë e parasë, do mbetet miu për tu kapur nga macja. Por jemi shumë më në paqe dhe bashkëveprim sepse jemi në një përfitim reciprok”.

Drejtoresha e tatimeve Briseida Shehaj kishte shumë kohë që nuk ishte parë në krah të Kryeministrit, por kjo mungesë duket se ia ka vlejtur, për të marrë në fund dhe përgëzimet e “shefit” të saj. 

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215