INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri premton rroga mesatare 500 euro gjatë 2019

Kryeministri premton rroga mesatare 500 euro gjatë 2019

Publikuar më: 16:38 03-01-2019

Kryeministri i një vendi ballkanik ka premtuar se gjatë vitit 2019 paga mesatare do të shkojë 500 euro. Ka qenë kreu i qeverisë së Maqedonisë Xoran Zaev ai që ka bërë këtë deklaratë në konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Dragan Tevdovski. Sipas medies Portalb.mk. Zaev u shpreh “Po, gjatë këtij viti do të ketë rritje të pagës minimale. Ai foli për rritje të pagës minimale e cila do ta hapë rrugën për arritjen e pagës mesatare deri më 500 euro.

zaev.jpg

Ky ka qenë një nga prioritetet më të mëdha të qeverisë aktuale. Sipas Zaevit, paga mesatare për momentin arrin vlerën e 400 eurove. “E kemi mbaruar vitin me rrogë mesatare prej 24,800 denarë. Kjo i bie diku 400 euro të pagës mesatare. Dëshiroj të shfrytëzoj rastin që të paralajmëroj sjellje të vendimit në mënyrë shtesë, ku do të rritet paga minimale. Me rritjen e pagës minimale, hapet rruga e rritjes së pagës mesatare”, tha Zaev. Ai theksoi se për rritjen e pagës mesatare, pritet edhe trajnim dhe rikualifikim i të rinjve, me qëllim që të njëjtit t’i përmbushin kushtet e tregut të punës së Maqedonisë.

Article Logic
Execution time: 0.0040140151977539