INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri prezanton projektet për ndryshimet që do të ndodhin në Saranë dhe Dhërmi

Kryeministri prezanton projektet për ndryshimet që do të ndodhin në Saranë dhe Dhërmi

Publikuar më: 12:30 18-08-2019

Kryeministri Edi Rama ka bërë dy njoftime të rëndësishme përsa i përket turizmit shqiptar.

Nëpërmjet Facebook, ai ka lajmëruar se në Sarandë dhe Dhërmi do të kryhen punime.

Qyteti bregdetar i Sarandës do të ketë së shpejti një shëtitore të re, një projekt me vlerë 10 milionë dollarë. Rama, njoftoi sot se procedurat kanë përfunduar dhe se në shtator nis puna për projektin e vijës bregdetare të Sarandës.

Njësoj siç Lungomarja transformoi Vlorën, thotë Rama, edhe ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike.

shetitorja_srr.jpg

Ndërkohë në Dhërmi sipas kryeminstrit, do të punohet në kthesën panoramike dhe në ‘ballkonin’ natyror, në shpatin jugor të fshatit magjepsës.

dhermmiiuu.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725