INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama: 10 objektivat e mandatit të dytë qeverisës

Kryeministri Rama: 10 objektivat e mandatit të dytë qeverisës

Publikuar më: 12:22 27-08-2017

Kryeministri Edi Rama duke folur në Asamblenë e Partisë Socialiste paraqiti 10 tipare që duhet të ketë ky mandati ri qeverisës.
10 objektivat e mandatit të dytë
Besnikëria ndaj vendit, më tej vullneti i palëkundur ndaj reformave. Jemi vendi me më pak punonjës në administratë në rajon dhe jemi vendi me më shumë drejtorë. Së treti; qasja frontale, operacione në çdo zonë, reformim, ristrukturim, rivlerësim burgimesh njerëzore. Së katërti; gatishmëria për dialog me opozitën, por pa lënë asnjë punë të sotme për nesër. Sjellje pro-aktive duke i shtrirë dorën në çdo hap. Ta kërkojmë bashkëpunimin jo kur vjen ‘veza për të dalë’ por në vijimësi për çdo çështje, por nuk do të qëndrojmë në vend duke pritur opozitën. Së pesti; operacione jo konvencionale kundër korrupsionit. Duhet të ecim në rrugë të pashkelura më parë. Do të nisim punën që këtë javë me ministrin e ri dhe parlamentin për ta zgjedhur programin një miliard, duke çuar një qasje të re buxhetore për ujin, shkolla dhe spitalet. Do të bëjmë largime në bllok të drejtorësh dhe shkrirje të drejtorive, si bordet e kullimit, apo policia gri që do të shkrihet që në mbledhjen e parë të qeverisë.
Së gjashti; duhet të jetë tipar përcaktues ulja e peshës së administratës në jetën e shqiptarëve dhe kompanive të bizneseve. P.sh; një njeri të mbledhë aq shumë dokumente për të marrë një dokument. Inspektorate pa fund, na duhen vetëm ata për çështje të jetës, jo të tjera. Ca ka fituar çdo sektor nga puna e këtyre, çfarë ka fituar mjedisi nga malet me gjoba të bankave të gjelbra. Do të bëhemi një ndër shtet me numrin më të vogël të dokumenteve të nevojshme për shërbimet, nuk duhet të ketë shtet tjetër, që të ketë më pak se ne. Do të bëjmë çmos për shërbimet publike; zyra do marrë dokumentet për qytetarët ku kanë nevojë, jo më pritje dhe zvarritje, qytetarët do e takojnë vetëm njëherë shtetin për shërbimet. Së shteti; afrimi me komunitetet, grupet e interesit në politik-bërje, i njerëzve të rinj në qeverisje në të gjitha nivelet edhe në administrim. Koalicion të madh me njerëzit.
Së teti; aftësia vetëkritike. Tipar i domosdoshëm, pasi ka qenë nga ministrat një tipar jo aq i dukshëm. Ministra e rinj, pasi të dekretohen do të nënshkruajnë një marrëveshje mirëkuptimi me asamblenë dhe grupin parlamentar parimesh normash për t’u respektuar nga anëtarët e grupit. Së nënti; Disiplina për komunikimin. Ky mandat nuk do të jetë shëtitje, pikën e fundit të djersës për cdo objektiv. Aftësia për të thënë “Më falni” që nga kolegu deputet deri te populli është jetike për fatin e kësaj beteje. Dhe së fundmi; Dinjiteti i përfaqësimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Kursi i ndërtuar është i respektushëm, por duhet përforcuar te diplomacia.

Article Logic
Execution time: 0.0044558048248291